KSHZ ka një paralajmërim për diasporën

Maqedonia e Veriut do të shkoj në zgjedhje të përgjithshme në muajin prill, por ajo që është me rëndësi është diaspora.

Nga KSHZ kanë njoftuar se në këto zgjedhje për të qenë i sukseshëm procesi zgjedhor në diasporë janë të nevojshëm të paraqiten 6.700 votues.

Këtë e sqaroi sot kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski.

“Ky është minimumi ligjor nga zgjedhjet e mëparshme që i ka fituar deputeti që fitoi mandatin me numrin më të vogël të votave në vendin tonë dhe ky është një kusht që zgjedhjet e ardhshme të diasporës të organizohen siç duhet”, tha kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski.