Kufijtë janë hapur me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive

Ministria e Shëndetësisë ka demantuar shkrimet se kufijtë janë hapur pa rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive. Nga kjo Ministri theksojnë se hapja e kufijve është rekomanduar në mbledhjen e Komisionit me 22 qershor.

“Lidhur me publikimet që Komisioni për Sëmundje Infektive nuk ka rekomanduar hapjen e kufijve, Ministria e Shëndetësisë e mohon plotësisht këtë informacion. Ky informacion është i pavërtetë. MSh informon se në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Infektive me datë 22 qershor 2020, Komisioni vendosi të rekomandojë hapja e kufijve dhe ky vendim së bashku me vendimet dhe rekomandimet e tjera për hapjen e subjekteve ekonomike është dorëzuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.