Koment: Kur bëhet i miri i keq, bëhet më i keq se i keqi!

Për partitë që nuk i çmojnë besnikët e vet.

Kur partitë politike shpërdorojnë besimin e qytetarëve, pësojnë rënie, dhe janë të dënuara të paguajnë faturën e gabimeve. Gabimet zakonisht i atribuohen personave që morën besimin nga partia për të përmbushur pritjet e qytetarëve që një forcë politike e bëjnë dominante.

Çka ngjan kur dikush i besueshëm i partisë, bëhet “i keq”?

Për këtë çështje gati programatike është mësim që zakonisht partitë e mësojnë gjatë fushatës elektorale. Pra, është fjala e urtë që na mëson, “kur bëhet i miri i keq, bëhet më i keq se i keqi”.

Kjo ka ngjarë me disa parti shqiptare që në diskursin politik patën prioritet orekset individuale për të përmbushur e jo kërkesat e shqiptarëve, ngase, pushteti ua errë shpejt sytë, ua fuqizon egon me pushtet sa as “zotin për zot nuk e njohin”. Kjo vije për shkak se bëhen angazhime të pazarxhinjve, që arrijnë ta shesin veten mirë në treg, antinacionalistë, në mesin e tyre ka shantazhues, të rekomanduar nga Ambasadat, mbase zagar të ish pushteteve, por në rrjet të partive arrijnë edhe disa “intellektuallca”.

Populli sheh dhe ta vendosë fatin politik tamam ke kutia, aty ku asnjë parti politike nuk guxon të lëvizë as të bëj lajka elektorale, sepse, të bëjnë zotime me shpirt, të bëjnë lutje, aman na jep votën. Qytetari i sheh, vlerëson por nuk reagon me zë, sepse, qytetari që ka provuar të gjithë, nuk është i çmendur të ndërrojë parti. Ai nuk ndërron parti, por gjykimin ta vë vath në vesh me dënimin me votë elektorale.

Ato që sipas emërimeve të deritashme në qeveri, pushteti aktual nuk po arrin t’i mësoj nga këto zgjedhje të fundit se të gjithë kanë dhënë kontribut masiv për fitore. Jo pak njerëz, por shumë njerëz.
Pushteti aktual, po nuk ndryshoi kurs të ofroj kontribuuesit e fitoreve të deritashme, zgjedhjet lokale janë afër, dhe mund të bëhet nami. Të mirët do të bëhen ”të këqij” dhe do të jenë më të këqij se të këqijtë. Pastaj, nuk i dihet fundi i degradimit dhe interesit nacional në komunat shqiptare.
Në fund të këtij mësimi politik, dikush do të thotë aman be, pse s’po na duan. Përgjigja është e thjeshtë: Ju po e duani veten jo ata që ua sollën votën. Aman mos e bëni këtë!!!

Redaksia/Topshqip.mk