Kurti: Borxhi ynë ndaj familjes Jashari shlyhet vetëm me shtetndërtim

Kryeministri i Kosovës, Adem Jashari, në fjalimin e tij në kazermën Adem Jashari në 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka thënë se kryekomandanti Adem Jashari me heroizmin e tij tregoi se me asnjë çmim nuk u ndalë për ta çliruar atdheun.

“Kryekomandanti Adem Jashari njëherë e përgjithmonë na tregoi edhe neve e botës se kur është liria në pyetje, s’ka as çmim e as forcë që mund ta ndalë për çlirimin e atdheut”, tha ai, shkruan Reporteri.net.

Kurti tha se Jasharjat e kishin vënë popullin mbi familje, dhe e ndryshuan popullin.

Kryeministri kërkoi unitet për ta çuar vendin përpara.

“Jasharajt na mësuan se asgjë nuk mund të arrihet pa vetëmohim dhe unitet, borxhi ynë ndaj tyre shlyhet vetëm me shtetndërtim”, tha Kurti.