Kurti kthehet në Prishtinë, tregon pse nuk i shkoi në takim presidentit

Pas ftesave të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, Kurti kishte refuzuar që të takohet me të për të marr mandatin për për formimin e Qeverisë.

Pas reagimit të VV-së, në letrën e publikuar nga këta të fundit thuhej se Kurti nuk ka mundur të marr pjesë në këto takime për shkak se gjendej jashtë Prishtinës.

Mirëpo, pak minuta më parë Albin Kurti është parë në Prishtinë, gjegjësisht në ndejën e LVV-së.

Gjatë një interviste për media, Kurti kishte thënë se ai gjendej në Shkup dhe se agjenda e tij nuk është sot për sot.

Por i pyetur se nëse do të ketë takim nesër apo jo, ai tha se nuk i përgjigjem pyetjeve për gjërat të cilat nuk kanë ndodhur
ende.