Kurti nuk i shkoi në takim Thaçit, jep arsyet e refuzimit

Kryeministri Albin Kurti nuk ka shkuar takim te Presidenti Hashim Thaci. Kurti ka thënë se si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka interesim ta takojë Thaçin, ndërsa si Kryeministër do ta takojë atë kur t’i kryen takimet me kryetarë të partive.

Kurti e refuzon ftesën e Presidentit Thaci, i cili e ka ftuar atë në cilësinë e kryetarit të Lëvizjës Vetvëendojses, e jo si kryeministër të vendit.

Kryeministri Kurti ka thënë sot se Presidenti Thaci është dashur të shkonte në seancën ku foli e mbijetuara e dhunës seksuale në luftë, Vasfije Krasniqi “e jo të mbajë takime të ndara, për të përcarë”.