Kurti pas rrëzimit të qeverisë: E ardhmja është e jona

Albin Kurti ka reaguar pas votimit pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së tij nga Kuvendi i Kosovës, që ishte kërkuar nga LDK.

Në një postim në “Facebook”, Kurti shkruan se mbledhja e djeshme nuk do të mbahet mend gjatë, pasi e ardhmja i përket VV-së.

Sipas tij, rënia e qeverisë ishte e domosdoshme për ngritjen e nevojshme dhe se kuptimi i mosbesimit ishte porosia e ambasadorit Richard Grenell.

“Dëshiroj të ngushëlloj familjen dhe dashamirësit e aktores së shquar të Kosovës, Leze Qenës, për humbjen e madhe.

Sot në orët e mëngjesit aktorja e dashur për publikun tonë, zonja Leze Qena, ndërroi jetë. Ajo gjatë jetës së saj ka patur një repertor të gjerë teatror, dhe ka luajtur shumë role në kinema e televizion.

Një jetë kushtuar artit, është një jetë kushtuar publikut. Kur artistët vdesin, pikëllohemi të gjithë. Por dashurinë dhe respektin artistëve duhet t’ua japim gjatë kohës që janë gjallë, sidomos ne politikanët.

I bashkohem përkujtimit të zonjës Leze Qena, i cili në kushtet e pandemisë, fatkeqësisht do të duhet të zhvillohet nga shtëpitë e banesat tona” ka shkruar Kurti