Kurti po bëhet gati për zgjedhje, ja skenari?!

Me propozimin dhe zgjedhjen e Glauk Konjufcës kryetar të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë dritë të gjelbër shkuarjes në zgjedhje të reja pas afatit kushtetues për formimin e qeverisë. Me votimin e kryeparlamentarit Konjufca dhe prishjes zyrtare të marrëveshjes për ndarjen e përgjegjësive ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhej nëse nuk arrihet formimi i qeverisë së re në një afat prej 60 ditësh.

“[Shpërndarja e Kuvendit] 1. Kuvendi shpërndahet në këto raste: (1) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet Qeveria; (2) nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës;”, thuhet në nenin 82 të Kushtetutës së Kosovës.