Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se dy muaj për parë qytetarët e Kosovës kanë votuar për ndryshime masive.
“Ndryshim jo vetëm retorik, por ndryshim real dhe ndryshim kuptimplotë”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton Klan Kosova.
“Një ndarje nga rruga e korrupsionit, humbjes dhe qëllimeve personale, drejt një shprese për të ardhme në vlera dhe principe. Ta ndërtojmë këtë shpresë”.