Kush është i riu nga Tetova që punon në Facebook/Instagram?

Alban Mamuti, pronar i kompanisë digjitale LOJAMEDIA momentalisht punon si assistent drejtor në kompaninë Facebook. I riu përderisa mbronte të drejtat e intelektuale të artistëve vetë fitoi besimin e kompanisë Facebook ku ata vendosën t’i japin një pozitë tepër të rëndësishme për platformën.
“Assistent drejtor te rregullat e komunitetit dhe kushteve të përdorimit”.

Albani me pozitën e tij në Kompaninë Facebook ka bllokuar për rreth 23,000 profila të rejshëm dhe ka larguar më shumë se 20,000 imazhe që janë të kundërligjshme me lokacion: Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë veriore

Nëpërmjet kompanisë së vet LOJAMEDIA, i riu ka kontratë aktive me shumë platforma digjitale për mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe privatsisë online. Ekspertiza e tij dhe besimi në vendim marje i ka bërë që Amerikanët t’i japin një timon të rëndësishëm në Facebook.