Kuvendi grek nesër ratifikon Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO

Komisioni kuvendor për mbrojtje nacionale dhe politikë të jashtme në Greqi ka nisur shqyrtimin e ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa kuvendi grek duhet ta bëjë të njëjtën deri nesër në mesnatë.

Pas ratifikimit të Protokollit për anëtarësim në Aleancë në Kuvendin grek, vendi zyrtarisht do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Pas kësaj, Qeveria me shkresë duhet t’i njoftojë të gjitha organizatat dhe forumet ndërkombëtare, por edhe vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara se Republika e Maqedonisë do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Menjëherë do të fillojë punën grupi qeveritar ndër-resor, i cili në afat prej shtatë ditësh pas ratifikimit të Protokollit duhet të përgatisë plan nacional aksional për zbatimin e obligimeve të Marrëveshjes së Prespës.

Kjo parasheh ndryshimin e tabelave në vendkalimet kufitare, në përfaqësitë konsullore-diplomatike si dhe në hyrjet e institucioneve.

Pasi ratifikimit në Kuvendin grek Protokolli për anëtarësim në NATO do të bëhet edhe në 28 vendet tjera anëtare të NATO-s, që vendi të fitojë statusin e anëtares së barabartë në Aleanc