Kuvendi i Kosovës do të ketë dy gra me mbulesë islame, ja kush janë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit të cilat nxorrën fituese Lëvizjen Vetëvendosje.

Në këto zgjedhje kandidate për deputete kanë qenë edhe Labinotë Demi-Murtezi nga LVV dhe Besa Ismaili-Ahmeti nga PDK të dyja me mbulesë.

Labinotë Demi-Murtezi ka arritur të marrë 13 mijë e 595 vota ndërsa Besa Ismaili-Ahmeti 7 mijë e 887 vota.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalur e para e pasuar nga LDK-ja, në vendin e tretë është radhitur PDK-ja dhe në të kartërtin koalicioni AAK-PSD.