KY ËSHTË 29 VJEÇARI NGA KOSOVA QË VDIQ NË ZVICËR, PASI U GODIT NGA TRENI DERISA PO PUNONTE

Martin Dodaj nga Gjakova, ka vdekur dje në Zvicër, si pasojë e goditjes nga një tren me linjë të huaj që po kalonte në hekurudhë gjatë kohës sa po kryheshin punime, shkruan Gazeta Metro.

Rastin e kanë konfirmuar edhe mediat zvicerane, ndërsa ende nuk dihet saktësisht se si vdiq kosovari.

29 vjeçari kishte kohë që jetonte në Zvicër, ku edhe punonte.