Ky është gjykatësi shqiptar që votoi për faljen e politikanëve të përfshirë në krim

Derisa i gjithë shteti dhe i gjithë populli është ngritur në këmbë kundër nismës së gjykatësve kushtetues për rivlerësim të nenit lidhur me ligjin për amnesti, në Gjykatën Kushtetuese ka edhe nga ato gjykatës të cilët duan të falin të gjitha krimet e ish funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, e të cilët akuzohen nëpër lëndë të ndryshme nga PSP, përcjell Gazeta Express nga Zhurnal.

Sot në Gjykatën Kushtetuese kësaj nisme iu dha dritë jeshile. Nga 9 gjykatës gjithsej, 6 prej tyre votuan për ndërsa 3 kundër.

Kundër këtij rivlerësimi votuan Sali Murat, Osman Kadriu dhe Darko Kostadinovski. Ndërsa “për” votuan Elena Gosheva, Vangelina Markudova, Nikolla Ivanovski, Naser Ajdari, Vlladimir Stojanovski dhe Jovan Josifovski.

Siç mund të shihni në pjesën e gjykatësve të cilët duan të falen të gjitha krimet e ish funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, është edhe një gjykatës shqiptar, e ai është Naser Ajdari nga Haraçina e Shkupit.

A thua cili është interesi i këtij gjykatësi për të vepruar në kundërshtim nga ajo që askush jashtë Gjykatës Kushtetuese nuk do e dëshironte, përpos pjesëtarë të VMRO-DPMNE-së.

Edhe njohësit e këtyre çështjeve komentojnë dhe dyshojnë se bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje politike mes dy partive maqedonase. Madje edhe shoqata e gjykatësve paralajmëron dëme të mëdha nga një vendim eventual i Gjykatës Kushtetuese.

Me këtë veprim, gjykatësi Ajdari dhe gjykatësit tjerë Kushtetues do të tradhëtojnë shpresat e shumë qytetarëve në vend për një gjyqësi më të mirë dhe më të drejtë. Për këtë shkak siç thonë njohësit, të rinjtë po e braktisin shtetin për një vend më të drejtë dhe pa korrupsion.