Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Demush Laçi, është ftuar sot nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Laci përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

“Ju njoftoj se edhe unë si shumë bashkëluftëtarë sot mora një ftesë për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nga Gjykata Speciale“, ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i tij i plotë:
Të nderuar miq,
Bashkëluftetarë të Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës.
Ju njoftoj se edhe unë si shumë bashkëluftëtarë sot mora një Ftesë për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nga Gjykata Speciale në Hagë-Holandë.