Lajm i mirë: SHBA e jep dritën e gjelbër për përdorimin e një ilaçi kundër koronavirusi

Shtetet e Bashkuara kanë aprovuar përdorimin e një kombinimi të dy ilaçeve, të cilat janë testuar dhe kanë rezultuar se përdorimi i tyre së bashku jep efekt në shkurtimin e kohës së virusit në trupin e pacientëve të cilët infektohen nga Covid-19.

Një studim i ri ka gjetur se hidoroksiti i klorokuinit, që është një ilaç i famshëm kundër malarias e që njihet me emrin tregtar “Plaqenuil” , në kombinim me antibiotikun azitromicin do të ishte efektiv në shërimin e sëmudjes së shkaktuar nga virusi Covid-19. Sipas këtij studimi, që akoma është në fazë të hershme, ky kombinim i dy ilaçeve, do të zvogëlonte qendrueshmërinë e virusit te pacientët.

Hulumtuesit e kanë testuar studimin në 30 pacientë të prekur me virusin covid-19, duke e provuar hidroksitin e klorokuinit veçmas, si dhe në kombinim me antibiotikun. Ata i kanë krahasuar rezultatet e këtyre me grupin e pacientëve që nuk kanë marrë fare këto ilace.

Studimi u krye pas raportimeve se ky kombinim ka ndikuar në shërimin më të shpejtë të pacientëve kinezë nga koronavirusi.Njëzet nga 30 pacientët që e kanë marrë këtë tretman ka rezoltuar se hidroksitit i klorokuinit ka dhënë efekt, mirëpo efekti më i madh ka qenë atëherë kur është kombinuar edhe me antibiotikun.