LAJMEKoronavirusi, Carovska: Paniku është i panevojshëm

Mila Carovska nga LSDM vlerëson se menaxhimi i situatës nga ana e Qeverisë dhe institucioneve shëndetësore në vend po rrjedh në mënyrë të shkëlqyer. Sipas saj edhe mediat po kujdesen që të përcjellin informacione të sakta në mënyrë që situate të jetë e qetë dhe e sigurt. Me qëllim që të mos krijohet panik në opinion, Carovska thotë se Ministria e Shëndetësisë ka qasje maksimalisht transparente.