Lazim Destani: Po realizohet ëndërra e diasporës shqiptare

Nga Lazim Destani
Jam i gëzuar që ëndrrat e shqiptarëve të Diasporës po realizohen. Jemi të bashkuar e të organizuar.

Për dy ditë me radhë Këshilli Koordinues i Diasporës u mblodh në Tiranë, ku bashkërisht takuam drejtuesit e shtetit shqiptar, diskutuam së bashku me ta nevojat e Diasporës mbarëshqiptare dhe u shprehëm të gatshëm që të japin kontributin tonë, të bëjmë më shumë për atdheun! Gjithashtu, jam i gëzuar dhe optimist sepse zgjodhëm edhe drejtuesit e Këshillit të Diasporës. I uroj suksese kryetarit Mark Gjonaj, Nënkryetares Anila Hyka Smorgrav dhe Sekretares së KKD, Adriana Fishta-Bejko.

Por, nuk mund t’i mbyllnim aktivitetet dyditore në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, pa takuar e diskutuar për qëllimin dhe kontibutin tonë edhe Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi Kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj deputetë si dhe drejtuesin e opozitës Lulzim Basha. Përzemërsisht, i uroj suksese diasporës mbarëshqiptare, sepse qëllimi i këtij Këshilli Koordinues të Diasporës sonë, është përfshirja e të gjithë shqiptarëve në botë, si urë lidhëse mes Diasporës dhe shteteve ku i kemi trojet tona.