Lëshohet në përdorim spitali modular në Gostivar

Është lëshuar në përdorim spitali modular në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit. Në këtë objekt, fillimisht do të shtrohen të gjithë pacientët me Covid 19 nga rajoni i Gostivarit dhe rrethinës. I pranishëm në vënien në funksion të këtij spitali të improvizuar, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se ky objekt është një ndër ato objekte që ishin paralajmëruar të rregulloheshin në disa qytete për shkak të pandemisë nga Covid 19.

“Këtë model që e implementojmë është i njejtë sikurse në të gjitha qytetet tjera ku shteti ka kapacitete spitalore, konkretisht në Gostivar ka 35 krevate. Tërësisht është i pajisur me pajisje jo mjekësore, kurse duhet të mbëri shpejtë edhe aparati digjital për rentgen dhe aparati për eko me të gjitha sondat për kontrollë që do ta bëjë këtë mini-qendër adekuate për trajtim të të gjitha formave për pacientët me Covid. Gjithësesi, në disa forma të shërbejë edhe si qendër për trijazhë ose mini-qendër urgjente”, deklaroi Venko Filipçr, Ministër i Shëndetësisë.

Ministri u prit nga drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi i cili tha se ky objekt është një zgjidhje më e mirë për personelin mjekësor, por edhe për vet pacientët me Covid. Në këtë objekt pritet të trajtohen 35 pacientë.

“Qëllimi i sotëm i vizitës së ministrit është hapja e spitalit modular, i cili është përgatitur në disa faza, na kanë mbetur vetëm aparaturat të cilat për një kohë të shkurtër do të sillen këtu, siç është: rengeni digjital dhe eko aparati. Përndryshe të gjitha pajisjet tjera siç i patë janë të vendosura në spitalin modular. Ky spital modular u ndërtua për afat të shkurtër kohorë, vetëm 60 ditë dhe tash jemi në gatishmëri për ta përdorur. Fillimisht do ta përdorim për nevojat e të sëmurëve me Covid dhe me presonale mjekësorë do mundohemi ta mbulojmë nga Reparti Infektiv. Në të ardhmen mund ta shndërrojmë në ndonjë hapësirë tjetër për nevojat tona”, deklaroi Jakup Jakupi, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar.

Numri një i shëndetësisë paralajmëroi së shpejti sjelljen e paratit për rezonancë magnetike në Gostivar.

“Periudhën e kaluar vërtetë u bë shumë me Spitalin në Gostivar. Ky spital shërben rajon me afërsisht 200.000 banorë, këtu gravitojnë paicentë jo vetëm nga Gostivari, por edhe nga Mavrovë-Rostushë, Dibra, Vrapçishti e kështu me radhë. Spitali njihet për nga ekspertiza e tij, pasi ka numër të madh të ekspertëve dhe specialistëve të cilët punojnë praktikisht në të gjitha sferat. Janë rinovuar në këtë spital tërësisht Sallat për operacion, Reparti Kirurgjik, dhe në bisedë me drejtorin më tha se vjen rinovimi i tërësishëm i Repartit Internistik. Biseduam edhe për plane të ardhshme dhe këtë vit pas shumë vitesh pritje, për herë të parë Spitali i Gostivarit do të pajiset me rezonancë magnetike. Kjo nënkupton se banorët e Gostivarit për atë shërbim nuk do të duhet më të udhëtojnë në Shkup, por këtu do t’i bëjnë ato inçizime”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Deri më tani, në funksion të pacientëve me Covid 19 në Gostivar ka qenë Reparti Infektiv, një kohë edhe ai Internistik dhe Neurologjik. Ndryshe, në Gostivar, kohëve të fundit regjistrohen më pak raste të reja të pacientëve me Covid 19. Të sëmurë aktiv në këtë rajon janë 138 persona. Që nga fillimi i pandemisë së korona virusit në Gostivar gjithsej janë regjistruar 3770 persona që janë infektuar me këtë sëmundje. Betejën me këtë sëmundje deri më tani në rajonin më të gjerë të Gostivarit e kanë humbur 172 persona.