Lëvizja BESA – Gostivar, takoi banorët e Lagjes “Sahati” dhe “Zona 7”

Në vazhdën e aktiviteteve të fushatës zgjedhore të 15 korrikut, sot karvani i Lëvisjes BESA – Gostivar i udhëhequr nga kandidati për deputet, Fadil Zendeli, së bashku me kandidatët tjerë për deputetë, Florie Sinani dhe shefi i shtabit Xhevair Miftari, kanë vizituar banorët e lagjes “Sahati” dhe “Zona 7”.

Para tyre kanë shpalosur platformën politike të koalicionit “Mundemi”.

Në mes tjerash, kandidati për deputet, Fadil Zendeli, para banorëve theksoi se me Lëvizjen BESA në qeverinë e ardhshme do të hapen vende të reja të punës, me qëllim për të parandaluar migrimin e të rinjve nga vendi.