Liderët parlamentarë me propozim-rregulla të reja për Kuvendin për përbërjen e tij të re

“Partitë parlamentare arritën pajtueshmëri për rirregullim të madh të Rregullores së Kuvendit. Ato u obliguan që ta parashtrojnë tekstin pas zgjedhjeve.

Dialogu i tretë i Zhan Monesë me Kuvendin u mbajt në Shkup më 31 janar dhe 1 shkurt të vitit 2020. Pas dialogut transparent dhe konstruktiv dyditor, grupet politike dhe udhëheqësia e Kuvendit u morën vesh për ndryshimet të cilat do të sigurojnë që parlamenti në përbërjen e tij të re të jetë efikas, transparent dhe efektiv në realizimin e aspiratave të qytetarëve, duke përfshirë edhe në avancimin e anëtarësimit të vendit në BE-në dhe integrimin në institucionet euroatlantike.

Dialogu u bashkëkryesua nga ekipi i ri i lehtësuesve, z. Shider dhe znj. Vallsman, të cilët janë kryetar dhe nënkryetar të Delegacionit në Komitetin e Përzier Parlamentar BE-Maqedonia e Veriut, si dhe raportuesi i përhershëm për Maqedoninë e Veriut në Komitetin për Punë të Jashtme, z. Kjuçuk. Në njoftimin e përbashkët pas ngjarjes ata deklaruan:

Dialogu politik është thelbi i demokracisë bashkëkohore parlamentare dhe marrëveshjen e sotme e kuptojmë si pjesë nga konsensusi më i gjerë politik për të ardhmen evropiane të vendit, të shprehur nga liderët politikë pas dëshpërimit nga Këshilli Evropian në tetor. Jemi të gëzuar që konsensusit i mbrëmshëm u konfirmua nga të gjithë liderët politikë. Partitë politike sërish e treguan vendosmërinë e tyre për të siguruar që Kuvendi të shquhet si lider rajonal në reformat parlamentare dhe pranimin e kulturës evropiane të ndërtimit të konsensusit përmes dialogut dhe kompromisit.
Dialogu i Zhan Monesë siguroi platformë që i afroi partitë politike në kohë të sfidës në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Presim që zgjedhjet të zbatohen në pajtim me standardet më të larta nacionale dhe ndërkombëtare. Suksesi i Kuvendit në ndihmën për të ruajtur konsensusin kryesor për reformat lidhur me BE përmes dialogut është arritje e paçmuar demokratike. Tani llogarisim në angazhimin e grupeve politike për ta dorëzuar Rregulloren e re të pas zgjedhjeve. Rregullat e reformuara do t’i mundësojnë përbërjes së re të Kuvendit menjëherë të përqendrohet në punën e tij kryesore.

Kryetari Xhaferi, i cili bashkë-kryesoi me dialogun e Zhan Monesë së bashku me tre eurodeputetët, deklaroi:

Dialogun e Zhan Monesë e shoh si mjet inventiv që ka dhënë vazhdimisht rezultate përgjatë gjithë mandatit të përbërjes aktuale legjislative. Ai ishte kyç në pasjen e konsensusit rreth Kodit të ri Etik, amendamentet kryesore të Rregullores dhe forcimin e pavarësisë institucionale të Parlamentit, ku kohët e fundit bëmë hap të rëndësishëm përpara me miratimin e amendamenteve të Ligjit për Kuvendin.

Procesi i Dialogut të Zhan Monesë është dëshmi i vlerës praktike të dialogut dhe ndërtimit të konsensusit gjatë referimit kah përparësitë kryesore nacionale. Konsideroj se me marrëveshjen tonë, sot vendosim shembull të paçmuar për bashkëpunim në prag të zgjedhjeve të ardhshme.
Shikuar jashtë zgjedhjeve, dialogu i Zhan Monesë ka potencial që të kontribuojë për tema të tjera kyçe, duke përfshirë pavarësinë e Kuvendit. Procesi i negociatave të BE-së, pasi të fillojë, do të sjellë mundësi dhe sfida të reja, dhe dialogu i Zhan Monesë mund të ketë rol kyç në forcimin e Kuvendit që të marrë rol udhëheqës.

Gjithashtu, jam i lumtur që mbështetemi në një përkrahje institucionale shumë të gjerë të PE. Tre bashkë-kryesuesit e rinj janë përfaqësues të tre familjeve kryesore politike në Parlamentin Evropian – Partia Popullore Evropiane (EPP), Socialistët dhe Demokratët (S&D) dhe Përtëritja e Evropës (Renew Europe). Ata gjithashtu e udhëheqin Maqedoninë e Veriut në dy trupat më të mëdha të PE për politikë të jashtme – Komitetin e Punëve të Jashtme dhe Delegacionin për vendin.” – shprehet Kryeparlamentari Xhaferi