Lideri Ali Ahmeti dhe ministri Arbër Ademi vizituan Shtëpinë e Alfabetit në Manastir

“Në Manastirin e ABC-së!

Sot, pas Akademisë Shkencore kushtuar ditëve të Alfabetit Shqiptar, me kryetarin Ali Ahmeti vizituam Shtëpinë e Alfabetit në Manastir, ku edhe ndjekëm nga afër punimet që po zhvillohen për renovimin e këtij objekti, e cila Shtëpi sikurse Shtëpia Tradicionale shqiptare (shtëpia e familjes Erebara) në Gostivar, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe shumë vende tjera të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, pasi miratova dje Rregulloren për mënyrën e realizimit të ekskurzioneve do të jenë destinacion pelegrinazhi për të gjithë nxënësit.” – thotë Ademi