Lideri i BDI-së Ahmeti më i pëlqyeri ndër shqiptarët edhe në rrjetet sociale

Platformat teknologjike dhe zhvillimi i tyre ka marrë vëmendjen e gjithë botës. Madje edhe vetë politikanët dhe liderët botërore zgjedhin që të komunikojnë përmes rrjeteve sociale, duke mos hezituar që shpesh herë të tregojnë edhe detaje nga jeta e tyre personale përmes publikimit të fotografive apo video-ve në platformat teknologjike.

Rrjeteve sociale si dhe përdorimit të shumtë të tyre nuk u kanë ikur as emrat më të përfolur në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut por edhe në udhëheqjen shtetërore. Sa i përket numrit të pëlqimeve në faqet e tyre në Facebook, lideri i BDI-së Ali Ahmeti mban primatin. Faqja e tij në facebook ka gjithsej 77.551 mijë ndjekës. Varësisht nga ajo çfarë poston, por publikimet e Ahmetit thuajse asnjëherë nuk kanë më pak se 3 mijë pëlqime. Lideri i BDI-së Ahmeti është më shumë aktiv në publikimin e fotografive të përcjellura me ndonjë tekst, por që duhet përmendur fakti se ai është mjaft i fokusuar në aktivitetet e tij si personale, politike e pariake.

Kryetari i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela është mbrapa në rrjetet sociale pasiqë ai ndiqet nga 62.679 ndjekës ndërsa pëlqime në aktivitetet e tij nuk kalojnë as edhe 1 mijë pëlqime. I treti në renditjen e pëlqimeve sa i përket Facebook-ut, është kryetari i Alternativës, Afrim Gashi me 17.245 ndjekës në facebook derisa postimet e tij arrijnë vetëm 200 pëlqime maksimum,

Pas faqes së Gashit, renditet ajo e kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami me 10.254 ndjekës derisa postimt e aktiviteteve të tij nuk arrijnë as 300 pëlqime. Pas Kasamit në listë qëndron kryetari i RDK-së Vesel Memedi me 9.101 ndjekës si dhe me 100 pëlqime në thuajse të gjitha aktivitetet që po publikon. Një faqe zyrtare në facebook nuk e ka kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi pasiqë nga kërkimet edhe pse dalin disa në emër të tij por asnjëra nuk është zyrtare derisa faqja më e madhe momentalisht në emër të tij figuron me diku 5 mijë ndjekës.