Lideri i BDI-së Ali Ahmeti sonte mysafir i emisionit “Debat” në Televizionin Klan Maqedoni

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni Ali Ahmeti sonte është mysafir i emisionit “Debat” në Televizionin KLAN Maqedonia të drejtuar nga gazetari i njohur, Selajdin Xhezairi.

Intervista do të emitohet drejtpëdrejtë me fillim në ora 20:30 në Klan Maqedonia dhe rrjetet sociale.

“Temat që do të diskutohen përfshijnë zgjedhjet e parakohëshme, koalicionet, situata në rajon si dhe për shumë çështje tjera me rëndësi për popullin shqiptar.” – njoftojnë nga Bashkimit Demokratik për Integrim.