Lidhja Shqiptare në Botë kërkon anulimin e “marrëveshjes për Asociacionin”

Lidhja Shqiptare në Botë u është drejtuar me kërkesë institucioneve të Kosovës për të anuluar marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas LSHB-së, ‘asociacioni nuk është bibël as kuran’.

Kërkesa e plotë:

Lidhja Shqiptare në Botë kërkon nga institucionet e Kosovës të anulojnë marrëveshjen për „Asociacionin e komunave me shumicë serbe“! Ajo nuk është Bibël as Kuran!

Me sa palë mend ua jep dikush armiqve të përbetuar dhe të deklaruar botërisht të Republikës së Kosovës „Zajednicën“, instrumentin me të cilin për një kohë shumë të shkurtër e coptojnë Kosovën si një leckë!

Bashkësia ndërkombëtare le të deklarohet:

1. Duan shtete etnike në Ballkan? Nëse po, ne e bëjmë bashkimin e trojeve etnike shqiptare!
2. Duan shtete multieknike? Nëse po, atëherë nuk ka vend për kreatura monoetnike brenda atyre shteteve si „zajednica“ apo monstrume të ngjashme!

Nazmi Jakurti,
Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë