Lidhja Shqiptare në Botë: Urojmë që uniteti Juaj të jetë i përhershëm dhe me sukses!

Z. Nazmi Jakurti, kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, ka përgëzuar unitetin nacional, me rastin e Listës unike për zgjedhjet e 30 Gushtit në Malin e Zi.

Shqiptarët anekënd botës i gëzoi pa masë lajmi që liderët e partive politike shqiptare në Mal të Zi, lidhën besën për të garuar si një trup në zgjedhjet e ardhshme në Mal të Zi, ka cekur z. Jakurti në shkrimin e tij përshëndetës.

Ja postimi i plotë i z. Jakurti:

I nderuar z. Nikollë Camaj, të nderuar vëllezër dhe motra, shqiptarë në trojet tona etnike në Mal të Zi,
Shqiptarët anekënd botës i gëzoi pa masë lajmi që liderët e partive politike shqiptare në Mal të Zi, lidhën besën për të garuar si një trup në zgjedhjet e ardhshme në Mal të Zi! Urojmë që uniteti dhe harmonia e juaj, sidomos kur bëhet fjalë për interesat tona kombëtare, të jenë të përhershme dhe të suksesshme!
Lidhja Shqiptare në Botë
Nazmi Jakurti, Kryetar