Ligji i ri për të rinjtë do të gjejë përkrahje maksimale nga Komuna e Çairit

Ligji i ri për të rinjtë do të gjejë përkrahje maksimale nga Komuna e Çairit, komunat dhe institucionet tjera vendore

Në cilësinë e nënkryetarit të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale morra pjesë në prezantimin e përmbajtjes së ligjit të ri për organizimin rinor dhe politikat rinore të organizuar nga klubi i deputetëve të rinj dhe Fondacioni për demokraci Westminster.

Shqyrtuam sëbashku me përfaqësues tjerë institucionesh obligimet që burojnë nga ky ligj, qëllimi i të cilit është të faktorizojë zërin e të rinjve në shoqëri dhe të mundësojë kyçjen e tyre në procesin e vendimmarrjes.