Limaj tha se do ta kallnin Kosovën për disa vota, reagon Vetëvendosje

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka reaguar pas deklaratave të Fatmir Limajt se VV-ja do ta kallte Kosovën në rast se do t’i ndodhte fati i njëjtë si i tyre.

“Imagjinojeni që t’i kish ndodhë kjo Vetëvendosjes, ata e kishin kall Kosovë, ndërtesën e KQZ-së. Paramendojeni të ishin n’var për 60 vota fitorja e VV-së, çfarë do të kishte ndodhë në Kosovë”, ka deklaruar dje në një emision televiziv.

Ndërsa, deputetja reagoi përmes një shkrimi në Facebook duke dhënë shembullin e partisë “ORA”.
“Kryetari i NISMËS, dikur zyrtar i lartë i PDK-së, nuk e kishte pa të arsyeshme me reagu në situatën e ngjashme kur Partia Reformiste ”ORA” nuk e pat kaluar pragun. Sidomos nga fakti se për dallim nga tani, atëherë kishte pasur vjedhje “industriale” të votës e që dihet botërisht. Përkundrazi, sot, ai të paktën mundet me i falënderu aktivistët e VETËVENDOSJES! gardianët e votës që ishin më këmbëngulësit për të mbrojtur votën e të gjitha subjekteve politike pa dallim”, ka shkruar ajo.