LIND E RRIT NË AMERIKË, POR I PËRKUSHTUAR PËR ATDHEUN. SINISHTAJ NGA AMERIKA PËR TË PËRKRAHUR VOTIMET NË MALËSI (video)

Edhe pse i lindur dhe i rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nicholas Sinishtaj është njëri ndër mërgimtarët e ardhur për të dhënë përkrahjen e tij për zgjedhjet në Mal të Zi, sidomos për t`i dhënë mbështetjen tre partive, që për zgjedhjet e këtij vendi u bënë bashkë.
Sinishtaj me këtë rast ka deklaruar se ne në Mërgim jemi thjeshtë një letër e djegur, pa vendlindjen dhe pa këta shqiptarë të Malësisë që ruajtën traditën dhe kombin shqiptarë në Mal të Zi. Ai kërkoi nga gjithë shqiptarët që kësaj radhe, ashtu sikurse partitë që u bënë bashkë, të bëhen bashkë krejt shqiptarët në ditën e votimeve, për të dhënë mbështetjen për numrin 5, për, siç tha Sinishtaj, mos me i lënë marre vetit.
Sinishtaj është vetëm një shembull se si shqiptarët në kohë dhe momente të caktuara bëhen bashkë për njërin tjetrin, vetëm e vetëm për tu ruajtur ajo që është frymë shqiptare në Malësi të Madhe.