Sot, drejtoresha për Arsimin e të rriturve në Shkup, Lindita Qazimi, ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës me Drejtorin e shkollës së mesme, për fillimin e Arsimit për të rritur.
Projekti finansohet nga Qendra për arsimin e të rriturve dhe implementohet nga shkolla “Cvetan Dimov”.
Ja postimi i plotë i znj. Lindita Qazimi në fb:
“Sot, në hapësirat e Qendrës për arsimin e të rriturve, bashkë me drejtorin e shkollës së mesme “Cvetan Dimov” nënshkruam kontratën për fillimin e projektit-Arsim profesional për të rritur. Me këtë projekt u mundësojmë qytetarëve mundësi të shumta në tregun e punës dhe avansim në vendet e tyre të punës.
Projekti finansohet nga Qendra për arsimin e të rriturve dhe implementohet nga shkolla në fjalë.”