Lladrovci në darkë me ish kongresistin republikan Weller, krenar me miqësinë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka darkuar mbrëmë me mikun e tij, ish kongresistin republikan, Jerry Weller, anëtar i Kongresit Amerikan 1995-2009. Z. Lladrovci ka theksuar se “darka me z. Weller është dëshmi e këtij respekti të ndërsjellë dhe me vlerë”.

Ndërsa në darkë mori pjesë edhe Arben Ahmeti, të cilin e ka falënderuar duke e bërë bashkëbisedimin edhe më të këndshëm e më të paharrueshëm.

Ja postimi i z. Lladrovci në fb:

Miqësia ime me ish kongresistin Jerry Weller, pjesë e Kongresit Amerikan, 1995-2009, është shumë e çmuar dhe e ruaj me respekt të thellë. Darka me z. Weller është dëshmi e këtij respekti të ndërsjellë dhe me vlerë. Me këtë rast, e falënderoj Arben Ahmetin, i cili na u bashkëngjit, duke e bërë bashkëbisedimin edhe më të këndshëm e më të paharrueshëm. Miqësia e kombit amerikan me kombin tonë, e filluar nga Presidenti Wilson vijon deri në ditët e sotme dhe do të vazhdojë përgjithmonë, miqësi e mbështetur në traditë dhe vlera, duke rezultuar në përkrahje pa rezervë. Kujtojmë këtu me nderim ditët e rënda për të gjithë neve kur rrezikoheshim si komb e si popull. Kosova është e bekuar me miqësinë amerikane. Faleminderit miku im Jerry Weller!