Lladrovci: Po të isha deputet, do të votoja PRO Qeverisë Kurti

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se po të ishte deputetët i legjislaturës së re sot në Kuvend do të votonte pro Qeverisë së Albin Kurtit.

“Do të kisha shumë vullnet çdo seancë për ta kritikuar, për ta korrigjuar dhe për ta bindur se është lehtë të flitet për shtetin e ndërtuar, pa i dhënë rol asnjë lloj Liste”, ka thënë Lladrovci.

“Është lehtë të hedhësh akuza e parulla kundër shtetit që nuk ke kontribut në ndërtimin e tij, është lehtë të hedhet gaz lotsjellës, është lehtë të ndërtosh kauza- çështje është të realizohen ato kauza, është lehtë ta devijosh premtimin ende pa filluar qeverisjen, është lehtë për të sharë Republikën e Kosovës por do shumë vendosmëri për ta zhvilluar”, ka shtuar ai.

Ndryshe, mbrëmë Lladrovci e quajti “Akademi mortore” seancën për votimin e Qeverisë Kurti.