Lladrovci porosi për politikanët: Atë që s’ia do vetes mos ia bëj tjetrit!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke përcjellë punën e institucioneve qendrore, ka marrë qëndrim kritik ndaj atyre që deri dje kanë bërë veprime “origjinale” kundër shtetit, të cilat tash po t’i bëj opozita, do t’i vlerësonin si të dëmshme për shtetin.

Këtë, z. Lladrovci ia atribuon harresës së disa partive politike për fjalën e urtë: Ban për tjerët atë që don tjerët me ba për Ty.

Postimi i plotë i z. Lladrovcit:
Atë që s’ia do vetes mos ia bëj tjetrit.
Një pjesë e politikës së Kosovës, kishte dhe ka sjellje të çuditshme. Ka bërë veprime aq “origjinale” kundër shtetit, të cilat tash po t’i bëj opozita, i vlerësojnë si të dëmshme për shtetin. Po i bie sikur dje nuk kishim shtet.
Fjala e urtë, të cilën e kanë harruar disa parti politike, presin veprime tjera nga ato që dje i kanë bërë vet.
Mësim: Ban për tjerët atë që don tjerët me ba për Ty!