Lladrovci: Të vazhdojë tradita, jashtë Listës zgjedhore të dënuarit dhe të akuzuarit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se tradita e mirë e instaluar nga Kadri Veseli të vazhdojë, kjo nënkupton mos përfshirjen në listën zgjedhore për Parlament, të gjithë të dënuarit dhe të akuzuarit.

Besueshmëria ndaj Listës së kandidatëve të PDK-së, duhet të jetë argument se jo të dënuarit, por as të akuzuarit nuk mund ta kërkojnë besimin e qytetarit, ka shkruar z. Lladrovci në rrjetin social.

Ja postimi i plotë i Lladrovcit:

Nga PDK-ja, sipas praktikës së instaluar për herë të parë në Kosovë nga z. Kadri Veseli, pres që sërish të mënjanojë nga lista zgjedhore për Parlament, jo vetëm kandidatët e dënuar, por edhe kandidatët e akuzuar për korrupsion.

Besueshmëria ndaj Listës së kandidatëve të PDK-së, duhet të jetë argument se jo të dënuarit, por as të akuzuarit nuk mund ta kërkojnë besimin e qytetarit.

Përfundimisht, të dihet se tradita e mirë e PDK-së po vazhdon!