Lladrovci uron malësorët e bashkuar për fitoren në Tuz

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, pa publikimit të rezultateve preliminare se Forumi Shqiptar ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet lokale, për komunën e Tuzit, ka theksuar se “Malësia e Bashkuar, e fitoi betejën demokratike, duke rishkruar historinë e lidhur me traditën e bashkimit”. Lladrovci ka shkruar se fitorja i dedikohet unitetit të brendshëm, diasporës së fuqishme malësore, e cila u rikthye në shtëpi, me secilën votë, për të rikonfirmuar se Tuzi ishte, është dhe mbetet komunë shqiptare.

Ja urimi i z. Lladrovci në fb:

“Urime, gëzuar fitorja malësorë të Malësisë! Sot, Malësia e Bashkuar, e fitoi betejën demokratike, duke rishkruar historinë e lidhur me traditën e bashkimit. Nga sot, Malësia e Madhe, do të qeveriset nga njerëz që e duan Malësinë e zhvilluar, Tuzin me kushtet që i meriton, në shekullin 21. Kjo fitore, i dedikohet unitetit të brendshëm, diasporës së fuqishme malësore, e cila u rikthye në shtëpi, me secilën votë, për të rikonfirmuar se Tuzi ishte, është dhe mbetet komunë shqiptare, ashtu siç ishte ndër shekuj me shqiptarë!”