Llukarevska nga Haraçina: Qytetarët janë të lodhur nga nacionalizmi

Në transformimin e shpejtë që vijon, ne ofrojmë zhvillim të ekuilibruar dhe mundësi të barabarta, kushte dhe shanse për çdo qytetar, tha Sanja Llukarevska, bartëse e listës së koalicionit të udhëhequr nga LSDM në NJZ 2, gjatë një vizite në Komunën e Haraçinës, përcjell FLAKA.

“Ne do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë, në kushte më të mira për qytetarët. Ne do të rrisim pensionet, më të ultat për të paktën 21 përqind në fund të mandatit. Çdo prind dëshiron që fëmijët e tyre të rriten dhe të jetojnë pranë tij. Ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë të krijojmë kushte dhe ambient në të cilin të rinjtë do të inkurajohen të hapin biznesin e tyre që ata do të ndërtojnë dhe zhvillojnë”, tha Llukarevska.

Ajo theksoi se koalicioni “Mundemi” ofron zhvillim të ri për ekonominë e vendit, inkurajon prodhimin vendas dhe blerjen e produkteve vendase.

“Ne të gjithë së bashku ndërtojmë një të ardhme dhe kujdesemi për çdo qytetar”, tha Llukarevska.