LSDM e VMRO nuk e duan gjuhën shqipe?! (Dokument)

Dy partitë më të mëdha maqedoni, LSDM dhe VMRO-DPMNE si duke vazhdojnë të kenë fobi ndaj gjuhës shqipe, njofton agjencia e lajmeve INA. Në ueb-faqet e këtyre dy partive mungon gjuha shqipe. Partia e Zaevit e ka faqen në gjuhën maqedonase dhe angleze, ndërkaq ajo e VMRO-së vetëm në gjuhën maqedone. Dy partitë janë shprehur se janë për integrime evropiane dhe se nuk janë kundër diversitetit gjuhësor dhe kulturor, por veprat e tyre dëshmojnë të kundërtën. Madje tek LSDM-ja janë të anëtarësuar edhe shqiptarë duke filluar nga niveli më i ultë tek ai më i larti, por në këtë drejtim nuk shihet askund kontributi i tyre.