LSDM frikësohet nga zgjedhjet, kërkon shpëtim nga Koronavirusi

Shtyrja e zgjedhjeve nuk është larg vendimit të Qeverisë, konkretisht të LSDM-së, e cila duket se me çështjen e koronavirusit, dëshiron të fshehë dështimin eventual më 12 prill. Arsyeja e vërtetë për shtyrjen e zgjedhjeve, siç thonë në Qeveri, nuk janë masat për mbrojtjen nga koronavirusi, por mbështetja e vogël e LSDM-së krahasuar me mbështetjen që VMRO-DPMNE ka tek elektorati maqedonas. Në këtë drejtim komentohet edhe brifingu i mbrëmshëm i kryeministrit teknik, Oliver Spasovski i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Milla Carovska dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Me këtë rast, për nesër (e enjte), është caktuar takim liderësh te kryeministri Oliver Spasovski, ndërsa temë e vetme e takimit do të jetë “siguria nga koronavirusi”. “Në njërën anë lutin të mos shkaktohet panik në opinion për koronavirusin, ndërsa nga ana tjetër, kalkulojnë me shtyrje të zgjedhjeve, gjithmonë duke u fshehur pas, gjoja zgjerimit të infektimeve në vend. Në fakt, panikun më të madh po e shkakton Qeveria, konkretisht LSDM, e cila tashmë e ka parë veten keq në anketat që vet ajo i ka realizuar për zgjedhjet e 12 prillit. Fitorja në zgjedhjet e 12 prillit, sipas anketave edhe të LSDM-së, i takon VMRO-së dhe kjo është arsyeja pse LSDm po kërkon mbështetje për të shtyrë zgjedhjet”, thonë në Qeveri. Arsye e dytë është shtyrja e mirtatimit të Protokollit për në NATO nga Parlamenti i Spanjës. Ditë më parë, për shkak të rrezikut nga koronavirusi, parlamenti spanjoll ka anuluar punimet e Parlamentit, ndërsa me këtë, është shtyrë edhe ratifikimi i Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. LSDM ndërkohë në disa raste kishte theksuar se anëtarësimi në NATO i Maqedonisë do të bëhet para zgjedhjeve, pasi kishte marrë garanca nga Qeveria e Spanjës së ratifikimi i Protokollit do të ndodhë shumë shpejt. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, muaj më parë tha se procedura për ratifikimin e Protokollit me të cilin Maqedonia tejkalon edhe pengesën e fundit për anëtarësim në NATO, duhet të përfundojë më së voni deri më 25 mars. Dhe tani, kur nuk dihet se kur do të ratifikohet Protokolli për në NATO, thonë në Qeveri, do të thellohet edhe më shumë mbështetja për VMRO-në në dëm të LSDM-së, e cila anëtarësimin në NATO e kishte asetin kryesor për zgjedhjet e 12 prillit. /indeks.mk/