LSDM: Me miratimin e ligjit për PP-në e garantojmë të ardhmen evropiane

Me miratimin e Ligjit për prokurorinë publike u vendos baza për drejtësi joselektive dhe për jurisprudencë e cila do të garantojë përgjegjësi dhe ndëshkim për secilin që e ka shkelur ligjin.

Shumica e madhe në parlament arriti fitore historike ndaj strukturave kriminele të VMRO-DPMNE-së. Dëshira dhe nevoja për drejtësi e mundën lakminë për vjedhje të parave publike.

Me këtë Ligj garantohet epilog gjyqësor i të gjitha proceseve të filluara gjyqësore dhe rasteve të inicuara nga PSP-ja të cilat do të udhëhiqen në bazë të procedurave të drejta dhe transparente. Të akuzuarit do të gjykohen në bazë të dëshmive.

Nuk ka amnisti të fshehur për askë, as për raste të vjetra, e as për të reja. Secili që e ka shkelur ligjin do të përballet me përgjegjësinë. Secili që fillimisht do ta shkelë Ligjin do të përballet me përgjegjësi.

Ligji garanton se politikanët nuk do të zgjedhin prokurorë, as të vendosin për lëndët. Do të kemi institucione të pavarura prokurorie. Atë, drejtë së cilës synojmë me dekada dhe e cila na e siguron të ardhmen evropiane.

Qëllimi i VMRO-DPMNE-së ta rrezikojë drejtësinë dhe të ardhmen e shtetit, nuk arriti. As në të ardhmen nuk do të lejojmë që opozita t’i bëjë obstruksion perspektivës evropiane. Ne premtimet tona i përmbushëm, është koha që BE-ja ta përmbushë premtimin e vet, vendimin për fillim të negociatave.

Ne nuk ndalemi këtu, vazhdojmë rrugës drejt Evropës. Ata një hap prapa, ne tre hapa përpara.

Qendra e LSDM-së për komunikim me opinionin