LSDM tashmë në dispozicion edhe faqen zyrtare në gjuhë shqipe

Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë prej sot është në dispozicion edhe në gjuhën shqipe në rrjetin social Facebook. Me këtë ju mundësojmë qytetarëve shqiptarë gjuha amtare e të cilëve është gjuha shqipe, qasje më të lehtë dhe të barabartë në të gjitha informacionet zyrtare të partisë, si dhe informim në kohë për të gjitha politikat, qëndrimet dhe aktivitetet.

LSDM-ja në mënyrë të përqendruar e zbaton konceptin “Një shoqëri për të gjithë” duke ju mundësuar të gjithë qytetarëve barazi gjatë zbatimit të të drejtave të tyre.

Në të ardhmen vazhdojmë të zbatojmë mënyra të reja dhe më të lehta për komunikim me të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Faqja në Facebook e #LSDM-së në gjuhën shqipe është në dispozicion në këtë link:
👉 LSDM – Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë

Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë prej sot është në dispozicion edhe në gjuhën shqipe në rrjetin social Facebook. Me…

Gepostet von Zoran Zaev am Samstag, 23. Mai 2020