Luan Veliu: Heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu kanë vetëm pavdekësi

Udhëheqësi i Shoqatës “Lëvizja”, dega në Maqedoni, Luan Veliu, mori pjesë në shënimin e 30 vjetorit të kalimit në mashim të heronjve, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.

Z. Veliu ka shkruar se “Nuk ka gurë e shkëmbë, në çdo cep ku jetojnë shqiptarët, që nuk i trazoi zëri i pushkës së Afrimit dhe Fahriut dhe të radhiten në hallkat e para të Gjerdanit të Lirisë!”

Ja postimi i plotë i z. Veliu në fb:

30 vjet me Amanetin e Heronjëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu!
Ata, edhe pas 30 vitëve kishin ngelur të rijë, ashtu si atêher në vitin 1989 me pushkë në dorë, ndërsa ne, shokët dhe bashkëveprimtaret edhe pse të zbardhur nga flokët dhe rrudhur nga fytyra ,raportuam Atyre mbi punën, rrugëtimin dhe premtuam, se Amanti vazhdon mbi supet tona, deri në realizimin e plotë, të Betimit të përbashkët.
Heronjët nuk kan plakje e as vdekje, Ata kan vetëm Pavdekësi!
Lavdi Afrim Zhitia!
Lavdi Fahri Fazliu!
Lavdi gjithë Herojëve!
Nuk ka gurë e shkëmbë, në çdo cep ku jetojnë shqiptarët, që nuk i trazoi zëri i pushkës së Afrimit dhe Fahriut dhe të radhiten në hallkat e para të Gjerdanit të Lirisë!