Luani i diasporës Kryetari i Shoqatës Malësia e Madhe Detroit Michigan,Ruzhdi Gjokaj

Nga:Luie Dushaj

Ju dhe kësaj here nuk u kursyet që të jeni në dispozicion për të mirën e vendlindjes dhe malësorve ku si rezultat dhe kontribut i fundit ishin zgjedhjet komunale në Tuz,ku angazhimi,puna juaj dhe e qindra shokëve të tu nga USA,sollën fitoren për her të parë në këtë komunë.

Puna dhe aktiviteti Juaj nuk ndalet aty,me të njëjtën entuziazëm dhe vullnet ju po angazhoheni dhe tani në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi që do të mbahen më 30 gusht,duke i shërbyer me mish e me shpirtë bashkimit.

Ju ishit iniciatori i parë i thirjes për bashkim,ku zë bashku me Z.Mark Gjonaj,dhe, Z.Martin Vulaj ishit zëri i diasporës dhe zëri i kombit,që shqiptarët të bashkohen pa dallim feje e krahine,në një listë të përbashkët.Listë kjo e cila do të përfaqsojë denjësisht shqiptarët në Mal të Zi dhe do ti jep arsye diasporës shqiptare dhe kontributit tuaj.

Për fat të keq kjo gjë nuk ndodhi,dhe kjo thirje hasi në vesh të shurdhër të disa shqipfolësve të kapur të pushtetit.

Duke shprehur respekt për punën dhe kontributin tuaj,njëkohësisht shpreh dhe besimin në vendsshmërinë tuaj,që ju jeni Luani i Diasporës që nuk do të zbrapset,dhe ata nuk do të arin të ndalin vrullin tuaj, nuk do të zbehin kontributin tuaj dhe shqiptarët e vërtetë do ti dënojnë me votën e tyre duke votuar për Listën Shqiptare.

Qentë le të lehin,karvani kombëtarë ec përpara!

Rrofsh sa Malet e Malësisë,luani ynë Ruzhdi Gjokaj.