Luftëtarët solidarizohen me Ramushin

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Frashër Oseku ka komentuar kështu vendimin e Gjykatës Speciale për të marrë në pyetje edhe tashmë ish kryeministrin Ramush Haradinaj i cili dy herë është shpallur i pafajshëm nga gjykatat ndërkombëtare të cilat e kanë akuzuar disa herë ndërkohë që është kthyer në vendlindje si hero dhe shpëtimtarë.

Oseku mes tjerave shkruan se nëse Ramushi qenka i dyshuar për krime lufte, edhe ai qenka kriminel lufte.

“Këtu jam me Ramushin. Nëse ai qenka i dyshuar për krime të luftës atëherë jam edhe unë kriminel lufte. #meRamushin”, kështu ka shkruar në statusin e tij Oseku i cili si ish luftëtarë po solidarizohet me ish kryeministrin Haradinaj.

https://youtu.be/Kp7pIz2Blvg