Lulishtet në Maqedoni para falimentimit, kërkojnë ndihmë nga Qeveria

Prodhuesit e luleve sezonale dhe të prera kërkojnë ndihmë nga qeveria. Nëse shteti nuk ndërhyn, thonë ata, sektori i tyre do të falimentojë dhe do të shembet plotësisht.

Ata tashmë janë duke i ndjerë humbjet. Ndërsa apelojnë, për shkak të gjendjes ne coronavirusin, transportimi i prodhimit nuk mund të realizohet fare. Shitjet janë ndalur plotësisht.

Ata paralajmërojnë gjithashtu se kompanitë po detyrohen t’ia vendosin drynin derës, ndërsa qindra punonjës do të pushohen nga puna. Për më tepër, ekzistenca e punëtorëve sezonalë në rajonin e Strumicës do të vihet në dyshim.

“Që nga mesi i marsit prodhimi ynë është gati për shitje, por për shkak të situatës në vend dhe rajon, asnjë transport nuk është e mundur. Ne jemi të detyruar të shkatërrojmë lulet tona sezonale, t’i hedhim”, thonë anëtarët e Grupit të përhershëm nënsektor për lule dhe pemë zbukuruese.