Macron i drejtohet Zaevit: Keni bërë marrëveshje historike me Tsipras

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu kënaqësinë për të mirëpritur kryeministrin Zaev për herë të parë në Paris, pas së cilës ata patën një darkë pune, ku, siç tha Presidenti francez, do të shkëmbejnë mendime për çështje thelbësore, të tilla si marrëdhëniet bilaterale, perspektivat evropiane të Maqedonisë së Veriut, sundimi i ligjit, reformat dhe situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe roli që do të luajë Franca.

Macron kujtoi se të dy vendet mbajnë marrëdhënie të besueshme bashkëpunimi që nga pavarësia e Maqedonisë Veriore, duke kujtuar se Franca kontribuoi në zgjidhjen paqësore të konfliktit ndëretnik në vend që çoi në Marrëveshjen e Ohrit, e cila këtë vit do të shënojë përvjetorin e njëzetë.

Që atëherë, do ta them me shumë njohje dhe admirim, rruga e Maqedonisë ka qenë e jashtëzakonshme. Sot ju pres si një aleat në Paris disa ditë para Samitit të NATO-s. Me mbështetjen e plotë të Francës, vendi juaj u bë anëtar i Aleancës pasi i dha fund mosmarrëveshjeve me Greqinë. Marrëveshja e Prespës që keni hartuar, i dashur Zoran së bashku me Alexis Tsipras, meriton të quhet historike. Ju keni treguar guxim të madh politik për të pasur sukses dhe për të bindur popullin tuaj. “Unë dua t’ju kujtoj këtu se asgjë nuk ishte shkruar paraprakisht, ju e ndërtuat atë dhe e bartët me Alexis Tsipras dhe e forcuat atë,” tha Macron.