Macron në gjuhën shqipe: Keqardhje për viktimat në Shqipëri

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në gjuhën shqipe ka shprehur keqardhjen për viktimat e tërmetit që goditi Shqipërinë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Franca është sot solidare me Shqipërinë.

“Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit”.