Magnum Trans, këtu është koka e punës, e fjalës në vepër z. Remzi Mustafi!

Magnum Trans po bën histori suksesi në Gostivar, në Pollog, në Maqedoninë Shqiptare dhe shumë, më shumë se ky horizot veprimi! Kjo rrugë është e gjatë, është rrugë e vështirë, shumë e vështirë për themeluesin e saj z. Remzi Mustafi!
Ky personazhë gjatë gjithë kohës, gjatë gjithë karierës së tij ka reflektuar pozitivitet, humanizëm në veprim dhe gadishmëri të madhe për të vepruar në kohë dhe, sa herë e kërkon nevoja, sa herë e kërkon puna, sa herë e kërkon institucioni, sa herë e kërkon momenti në raste fatkeqësishë natyrore! Ai ka qenë i gatshëm përherë, në pikë nate, pas pikës së natës, akoma pa zbardhur agimi, veprimi i z. Remzi Mustafi ka qenë energjik gjatë vërshimeve që dikur në ndodhën në Tetovë dhe rrethinë, ka qenë i gatshëm dhe energjik për të vepruar në Hasanbeg, ka qenë i gatshëm për të ndihmuar çdo shqiptar dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi!
Ai, pa u hamendur dhe pa menduar për llogari biznesi ka vepruar edhe në qytetin e Gostivarit, veprimi i tij ka qenë shumë profesional edhe në shuarjen e zjarrit në Rusino, ku për natë të tëra kanë qëndruar aty, por edhe natën e Bajramit e kanë kaluar duke u përballur me zjarrin në atë zonë!
Profesionalizmi i kësaj ndërmarrje shihet në terren; është parë edhe një profesionalizëm i theksuar kur edhe u asfaltua rruga për në Rusino; aty ishte Magnum Tras, aty ishte personaliteti i kësaj firme gjigante, Remzi Mustafi!
Suksesi është aty ku natën e bën ditë, e ditën e bën natë, aty është Magnum Trans, koka e zhvillimit të biznesit në të gjitha hapësirat shqiptare!
Magnum Trans është filozofia e ndërtimit, e cila sjell në treg eksperiencë veprimi me maqineri më të avansuar të kohës; Magnum Trans sjell para jush përvojë shumvjeçare në fushë ndërtimi, rikonstruksioni, planifikimi, projektimi.

Në Magnum Trans takon staf të dedikuar dhe të mirëtrajnuar, për të cilën shoqëria shqiptare ka nevojë jetike; aty takojmë seriozitet dhe përkushtim ndaj çdo projekti.

Magnum Trans ofron shërbimet e veta në infrastrukturën rrugore, në ndërtim të segmenteve te ndryshme rrugore etj.
Ne jemi Magnum Trans, këtu është koka e punës, e fjalës në vepër z. Remzi Mustafi!