Makina shtyp 8 vjeçarin në Gostivar

Më 04.02.2020 në ora 12:00 në rrugën “101” në Gostivar, një automjet tip Ford me targa Gostivar, i drejtuar nga Z.Z (44) nga Gostivari, ka goditur një këmbësor tetë vjeçar nga Gostivari, njoftojnë nga MPB-ja, përcjell GazetaExpress.

Në aksident, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore Gostivar për kujdes mjekësor. Është kryer inspektim ligjornë vendngjarje dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.