Malësia duhet të dënojë pushtetit aktual me 3 Mars

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Malësia duhet të dënojë pushtetit aktual me 3 Mars

Të nderuar qytetarë të Malësisë,

Pushteti aktual në krye me Axhoviqin, jo që nuk kujdeset për banorët e vetë, por as këtyre ditëve që fushata e tyre është mjaft intensive, problemet elementare nuk po zgjidhen. Ata
Vazhdojnë me premtime boshe, të cilat pa asnjë rezultat tash dhjetë vjetë i premtojnë, sikur është salla e sporteve, tregu i gjelbël etj..

Zotërinjët në fjalë nuk kapacitet çështjet elementare ti ndreqin, e jo projektet në fjalë!
Shembull konkret kemi Rreshjet e vogla të shiut, këtyre ditëve shkatërruan rrugët e Malësisë, të cilat edhe ashtu ishin në gjendje të dobët. Edhe pse këto, janë vetëm disa probleme të vogla me të cilat banorët e Malësisë po ballafaqohen çdo ditë, imagjinojeni sa i gatshëm është ky pushtet aktual të zgjedhë problemet jetike, siç janë, punësimi i të rinjve, aktivitete të ndryshme etj.

Banorët e Malësisë, tashmë e kanë të qartë që angazhimi dhe interesimi i këtij pushteti është shumë i dobët, mos të themi që nuk duket fare. Mos interesimi i tyre për nevojat jetike të banorëve, duhet dënuar me votë të 3 Marsit, duke përkrahur koalicionin Forumi Shqiptar.

Ne kemi Program të hartuar në çdo detal, me njerëz të përgatitur në fusha të ndryshme, me një dëshirë dhe vullnet të madh të punojmë në Malësi, për një të ardhme sa më të mirë, ne me vite të tëra kemi punuar që sot shqiptarët të udhëheqin Komunën e Tuzit.

Dita e 3 Marsit, është ndëshkim ndaj mos punës, mos angazhimit dhe mos interesimit të tyre për Malësinë dhe banorët e Malësisë.

Ps po ndajmë me ju disa fakte që qytetarët e Malësisë na dërguar!

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2203925266602629&id=100009555311268