Manastiri dërgon fjalë: Po, për Kryeministrin shqiptar!

Sot, fushata e Bashkimit Demokratik për Integrim, ankoroi idenë për Kryeministrin shqiptar, në Manastirin e Kongresit, në Manastirin e rilindjes kombëtare, duke u mirëpritur fuqizimi i këtij koncepti politik, këtij koncepti madhor, për shqiptarët, për BDI-së dhe të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë zonë zgjedhore, Zonën e 5-të, votën në Manastir për Kryeministrin shqiptar, për unitetin kombëtar, për bashkimin e energjive nacionale, e kërkoi Talat Xhaferi-Komandant Forina dhe Kreshnik Bekteshi.

Në këtë tubim madhështor, nga qytetarët e pranishëm, me entuziazëm të paparë më herët në këto anë, u dha zotimi se vota e shqiptarëve, do të jetë votë për Kryeministrin shqiptar, votë për unitetin e shqiptarëve, votë për njerëzit e fuqishëm të interesit nacional, për BDI-në, për numrin 9.